Vdekja e punëtorit të KEDS-it në Pejë pasi ra në kontakt me rrymën – Ngrihet aktakuzë ndaj kompanisë dhe tre personave
Prokuroria Themelore në Pejë, ka ngritur aktakuzë ndaj KEDS-it, dhe ndaj tre të pandehurve me inicialet A.Z, G.N dhe A.N, për shkak të veprës penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”. Sipas aktakuzës së Prokurorisë, më 4 shkurt 2023, në fshatin Levoshë të Pejës, KEDS, si…

Lajme
Prokuroria Themelore në Pejë, ka ngritur aktakuzë ndaj KEDS-it, dhe ndaj tre të pandehurve me inicialet A.Z, G.N dhe A.N, për shkak të veprës penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”.
Sipas aktakuzës së Prokurorisë, më 4 shkurt 2023, në fshatin Levoshë të Pejës, KEDS, si përgjegjëse për sigurinë dhe shëndetin në vend të punës, nuk ka vepruar në pajtim me dispozitat ligjore, duke mos krijuar kushte të sigurta dhe të shëndetshme të punës për parandalimin e rreziqeve, nën rrjetin largpërçuesve-sipërfaqes, mbi të cilën shtrihet rrjeti për të krijuar siguri gjatë ndërhyrjes në linjë dhe nuk ka zbatuar organizimin e procesit të punës tek kyçja e rrymës në rrjetë nga ekipi i ndërhyrjes pa i respektuar procedurat në fuqi të parapara me vlerësim të riskut, ashtu që, ditën kritike deri sa i dëmtuari tashmë i ndjeri V.P, punëtor mirëmbajtës i rrjetit gjatë procesit të punës, duke punuar për t’i eliminuar defektet në rrjetin elektrik “Dalja 10 KV-Maja e Zezë në Pejë” në një moment si pasojë e kushteve të rrezikshme në vendin e punës vije deri tek kontakti me rrymën dhe për pasojë, vdes në vendngjarje.
Sipas Prokurorisë, i pandehuri A.Z, udhëheqës për siguri dhe shëndetin në punë, gjatë komunikimit me dispeçerin në Qendër Komunikuese në Pejë, pa u siguruar se viktima nuk ishte në kontakt me rrjetin elektrik, i kërkon që në linjën e lartcekur të lëshohet rryma, dhe në bazë të kërkesës së tij, nga baza lëshohet rryma, ku si pasojë e kësaj viktima V.P, vije deri tek kontakti me rrymën dhe si pasojë vdes në vendngjarje.
Ndërsa i pandehuri, A.N në cilësinë e koordinatorit të rrjetit (udhëheqës në detyrë) përgjegjës për sigurinë në vendin e punës, bashkë me të pandehuri G.N, cilësinë e ekspert të sigurisë dhe shëndetit ne punë, nga pakujdesia, edhe pse kanë qenë të detyruar të zbatoj masat parandaluese në të gjitha aspektet e punës, duke bërë vlerësim të hollësishëm për masat mbrojtëse, të zbatoj masat parandaluese në të gjitha aspektet e punës, duke bërë vlerësim të hollësishëm për masat mbrojtëse, duke mos i respektuar rregullat e lartcekura kanë vënë në rrezik jetë e punëtorëve të KEDS-it, ku si pasojë ka humbur jetën viktima V.P, punëtor i kësaj kompanie.
“Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se të pandehurit kanë përmbushur elementet e veprës penale të përshkruar si me lartë. Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që të pandehurit të shpallën fajtor dhe të dënohen sipas ligjit për veprën penale e cila ju vihet në barrë”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë.
Komunikata e plotë:
Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzë, kundër personit juridik “Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike” SH.A, dhe ndaj të pandehurve A.Z, G.N dhe A.N, për shkak të veprës penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës” nga Kodi Penale i Republikës së Kosovës.
Sipas aktakuzës, me datë 4 shkurt të vitit 2023, në fshatin Levoshë të komunës se Pejës, i pandehuri si person juridik “Kompani Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike SH.A”, në cilësinë e përgjegjësit për sigurinë dhe shëndetin në vendin e punës nga pakujdesia, nuk ka vepruar në pajtim me dispozitat ligjore, ka rrezikuar jetën e njerëzve në atë mënyrë, që i pandehuri në cilësi të pronarit të personit juridik edhe pse ka qenë i detyruar të zbatoj masat parandaluese në të gjitha aspektet e punës, duke bërë vlerësim të hollësishëm për masat mbrojtëse, konkretisht në sigurimin e kushteve të sigurta për punë, nuk ka krijuar kushte të sigurta dhe të shëndetshme të punës për parandalimin e rreziqeve, nën rrjetin largpërçuesve-sipërfaqes mbi të cilën shtrihet rrjeti për të krijuar siguri gjatë ndërhyrjes në linje dhe nuk ka zbatuar organizimin e procesit të punës tek kyçja e rrymës në rrjetë nga ekipi i ndërhyrjes pa i respektuar procedurat në fuqi të parapara me vlerësim të riskut, ashtu që, ditën kritike deri sa i dëmtuari tashmë i ndjeri V.P, punëtor mirëmbajtës i rrjetit gjatë procesit të punës, duke punuar për t’i eliminuar defektet ne rrjetin elektrik “Dalja 10 KV-Maja e Zezë në Pejë” në një moment si pasojë e kushteve të rrezikshme në vendin e punës vije deri tek kontakti me rrymën dhe si pasojë vdes në vendin e ngjarjes.
Kurse, i pandehuri A.Z, në cilësinë e udhëheqësit për sigurinë dhe shëndetin në vendin e punës nga pakujdesia, nuk ka vepruar në pajtim me dispozitat ligjore dhe në cilësi të përgjegjësit për komunikim me dispeçerin në Qendrën Komunikuese në Pejë, derisa viktima pjesë e ekipit me të pandehurin dhe punëtorin I.Sh ishte duke e kontrolluar rrjetin e energjisë elektrike , i pandehuri, pa u siguruar se viktima nuk ishte në kontakt me rrjetin elektrik, përmes numrit të tij të telefonit, kontakton Qendrën Komunikuese në Pejë, duke i kërkuar që në linjën e lartcekur të lëshohet rryma, dhe në bazë të kërkesës së tij, nga baza lëshohet rryma, ku si pasojë e kësaj viktima V.P, vije deri tek kontakti me rrymën dhe si pasoj vdes në vendin e ngjarje.
Ndërsa i pandehuri, A.N në cilësinë e koordinatorit të rrjetit (udhëheqës në detyrë) përgjegjës për sigurinë në vendin e punës, bashkë me të pandehuri G.N, cilësinë e ekspert të sigurisë dhe shëndetit ne punë, nga pakujdesia, edhe pse kanë qenë të detyruar të zbatoj masat parandaluese në të gjitha aspektet e punës, duke bërë vlerësim të hollësishëm për masat mbrojtëse, të zbatoj masat parandaluese në të gjitha aspektet e punës, duke bërë vlerësim të hollësishëm për masat mbrojtëse, duke mos i respektuar rregullat e lartcekura kanë vënë në rrezik jetë e punëtorëve të KEDS-it, ku si pasojë ka humbur jetën viktima V.P, punëtor i kësaj kompanie.
Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se të pandehurit kanë përmbushur elementet e veprës penale të përshkruar si me lartë.
Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që të pandehurit të shpallën fajtor dhe të dënohen sipas ligjit për veprën penale e cila ju vihet në barrë.