Vdekja e punëtorit në Vushtrri, policia e ndalon për 48 orë një person të dyshuar
Policia e Kosovës ka ndaluar një person në lidhje me rastin e vdekjes së një punëtori në një objekt ndërtimi në Vushtrri. Hetuesit policorë të Sektorit Rajonal të Hetimeve, në koordinim me prokurorin, kanë ndërmarrë veprime hetimore, duke intervistuar pesë persona në cilësinë e dëshmitarëve. Një person tjetër, i dyshuar për rastin, është intervistuar në…
Lajme
Policia e Kosovës ka ndaluar një person në lidhje me rastin e vdekjes së një punëtori në një objekt ndërtimi në Vushtrri.
Hetuesit policorë të Sektorit Rajonal të Hetimeve, në koordinim me prokurorin, kanë ndërmarrë veprime hetimore, duke intervistuar pesë persona në cilësinë e dëshmitarëve. Një person tjetër, i dyshuar për rastin, është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës, transmeton lajmi.net.
Pas intervistimit, prokurori kujdestar ka nxjerrë aktvendim për ndalimin e të dyshuarit për 48 orë. Hetimet vazhdojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave që çuan në ngjarjen tragjike.
Ngjarja ndodhi sot rreth orës 13:00, kur punëtori 31-vjeçar ra nga një kat i lartë në një objekt ndërtimi dhe pavarësisht përpjekjeve për t’u shpëtuar, ai nuk arriti t’i mbijetojë lëndimeve. Trupi i tij është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ndërsa prokurori ka inicuar hetimet për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”.
Komunikata e plotë: