Vdekja e punëtorit në Shtime, arrestohet një person
Një punëtor ka humbur jetën derisa po punonte në një kompani në Shtime. Policia e Kosovës, sot ka dhënë detaje përmes raportit 24 orësh në lidhje me rastin. Ata kanë thënë se ai ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe nga mjeku në emergjencën e Ferizajt është konstatuar vdekja e tij. Një person është arrestuar…
Lajme
Një punëtor ka humbur jetën derisa po punonte në një kompani në Shtime.
Policia e Kosovës, sot ka dhënë detaje përmes raportit 24 orësh në lidhje me rastin.
Ata kanë thënë se ai ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe nga mjeku në emergjencën e Ferizajt është konstatuar vdekja e tij.
Një person është arrestuar dhe është dërguar në IML për 48 orë.
“Rr. Industria, Shtime 15.04.2026 – NN. Është raportuar se viktima mashkull kosovar, ishte dërguar në emergjencën e Ferizajt për trajtim mjekësor pasi që i njëjti dyshohet se derisa ka qenë duke punuar në një kompani, kishte pësuar lëndime të rënda trupore dhe nga mjeku është konstatuar vdekja e tij. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin. Lidhur me rastin një person mashkull kosovar, me vendim të prokurorit është arrestuar dhe dërguar në mbajtje për 48 orë, kurse trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport 24 orësh. /Lajmi.net/