Vdekja e punëtorëve, inspektorati apelon për ndërgjegjësim publik

Inspektorati Qendror i Punës ka reaguar për vdekjen e tre punëtoreve si pasojë e lëndimeve të marra në vendin e punës. Inspektorati Qendror i Punës, ka bërë apel për siç thuhet ndërgjegjësim “publik dhe institucional”. “Duke qenë se aksidentet në vendin e punës përbëjnë një kërcënim serioz për jetën e qytetarëve, bëjmë thirrje publike për…

Lajme

22/07/2025 11:02

Inspektorati Qendror i Punës ka reaguar për vdekjen e tre punëtoreve si pasojë e lëndimeve të marra në vendin e punës.

Inspektorati Qendror i Punës, ka bërë apel për siç thuhet ndërgjegjësim “publik dhe institucional”.

“Duke qenë se aksidentet në vendin e punës përbëjnë një kërcënim serioz për jetën e qytetarëve, bëjmë thirrje publike për të gjithë punëdhënësit, subjektet afariste dhe institucionet relevante që të ndërmarrin masa konkrete dhe të menjëhershme për parandalimin e rreziqeve në vendin e punës, në përputhje me Ligjin për Siguri dhe Shëndet në Punë dhe aktet nënligjore në fuqi”, thuhet në reagim e kwtij insituti, i cili është organ i vetëm përgjegjës për monitorimin e zbatimit të legjislacionit nga fusha e marrëdhënies së punës si dhe sigurisë dhe shëndetit në punë.

Sipas Inspektoratit në 6-mujorin e parë të këtij vitit janë kryer 4751 inspektime, janë shqiptuar 788 gjoba dhe kanë ndodhur 268 aksidente, prej të cilave 7 me fatalitet.

“Ndërsa nga janari deri më sot kanë ndodhur 7 aksidente me fatalitet dhe kjo është shifra zyrtare nga Inspektorati Qendror i Punës, të gjitha shifrat e tjera që jepen nga persona të tjerë të paautorizuar dhe jo kompetent nuk janë të sakta dhe krijojnë pasiguri dhe dezinformojnë opinionin publikë”, thuhet në reagim.

Në reagimin janë përfshirë edhe ankesa për numër të ultë të inspektorëve.

“Është zhvilluar një procedurë për rekrutimin e 60 inspektorëve të rinj, e cila është anuluar nga ana e Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës. Pavarësisht kësaj pengese administrative, Inspektorati Qendror i Punës nuk ka ndalur përpjekjet dhe aktualisht është në proces të për rekrutimin e 59 inspektorëve të rinj në të cilën procedurë kanë përfunduar të gjitha vlerësimet e kandidatëve”, thuhet në reagim.

REAGIM I PLOTË:

Inspektorati Qendror i Punës ka pranuar me dhimbje dhe shqetësim të thellë lajmin për aksidentin e rëndë të ndodhur më datë 21 korrik 2025 në një vendpunishte në komunën e Gjakovës, ku për pasojë kanë humbur jetën dy punëtorë, si dhe ka ndërruar jetë një tjetër person i cili më herët ishte lënduar në një aksident tjetër në vendin e punës në Pejë.

Në emër të Inspektoratit Qendror të Punës dhe në cilësinë e Drejtorit Ekzekutiv, u shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe më të thella për familjet e viktimave, duke ndarë dhimbjen me ta në këto momente të rënda.

Inspektorati Qendror i Punës është angazhuar me të gjitha kapacitetet e tij njerëzore dhe ligjore për të hetuar rrethanat e këtij rasti dhe për të vënë para përgjegjësisë të gjithë ata që nuk kanë zbatuar detyrimet ligjore në fushën e sigurisë dhe shëndetit në punë. Ju informojmë se subjekti ku ndodhi aksidenti ka qenë më herët dy herë i gjobitur nga Inspektorati i Punës për shkelje të përsëritura në këtë fushë. Kjo e bën edhe më të papranueshëm faktin që nuk janë ndërmarrë masat e duhura për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të punëtorëve.

Apel për ndërgjegjësim publik dhe institucional

Duke qenë se aksidentet në vendin e punës përbëjnë një kërcënim serioz për jetën e qytetarëve, bëjmë thirrje publike për të gjithë punëdhënësit, subjektet afariste dhe institucionet relevante që të ndërmarrin masa konkrete dhe të menjëhershme për parandalimin e rreziqeve në vendin e punës, në përputhje me Ligjin për Siguri dhe Shëndet në Punë dhe aktet nënligjore në fuqi.

Ftesë për bashkëpunim dhe komunikim nga media

Inspektorati Qendror i Punës fton të gjitha mediat që të kontribuojnë në ndërgjegjësimin e përgjithshëm shoqëror, përmes informimit të drejtë dhe përhapjes së mesazheve sensibilizuese mbi rëndësinë e masave preventive në vendin e punës. Vetëm përmes bashkëpunimit të sinqertë ndërmjet institucioneve, bizneseve, organizatave dhe mediave, mund të ndërtojmë një kulturë pune të sigurt dhe dinjitoze për të gjithë qytetarët tanë.

Inspektorati Qendror i Punës do të vazhdojë me përkushtim punën e tij inspektuese dhe ligjzbatuese për të rritur nivelin e sigurisë në vendet e punës, me qëllim që tragjedi të tilla të mos përsëriten më.

Vazhdim i përpjekjeve institucionale për sigurinë në vendin e punës

Në vazhdën e përpjekjeve të pandërprera për të krijuar një ambient pune sa më të sigurt dhe dinjitoz për punëtorët në Republikën e Kosovës, Inspektorati Qendror i Punës ka ndërmarrë hapa konkretë për forcimin edhe më tej të kapaciteteve inspektuese, përmes procedurave të rekrutimit të inspektorëve të rinj.

Në këtë kuadër, është zhvilluar një procedurë për rekrutimin e 60 inspektorëve të rinj , e cila është anuluar nga ana e Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës.

Pavarësisht kësaj pengese administrative, Inspektorati Qendror i Punës nuk ka ndalur përpjekjet dhe aktualisht është në proces të për rekrutimin e 59 inspektorëve të rinj në të cilën procedurë kanë përfunduar të gjitha vlerësimet e kandidatëve.

Me shpresë dhe përkushtim të plotë, synimi ynë është që kësaj radhe të finalizohet me sukses rekrutimi, në mënyrë që të rritet prezenca dhe efikasiteti i inspektorëve në terren, dhe të përmirësohet dukshëm mbikëqyrja dhe zbatimi i legjislacionit në fushën e sigurisë dhe shëndetit në punë.

Ps. Inspektorati Qendror i Punës në 6 Mujorin e parë:

Ka kryer 4751 inspektime

Ka shqiptuar 788 gjoba

Kan ndodhur 268 aksidente

Ndërsa nga janari deri më sot kan ndodhur 7 aksidente me fatalitet dhe kjo është shifra zyrtare nga Inspektorati Qendror i Punës, të gjitha shifrat e tjera që ipen nga persona të tjerë të paautorizuar dhe jokompetent nuk janë të sakta dhe krijojnë pasiguri dhe dezinformojnë opinionin publikë.