Vdekja e gazetares ukrainase në Prishtinë, Kurti: Priadko ishte gazetare profesioniste dhe nënë e përkushtuar

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shprehur ngushëllime për vdekjen e gazetares ukrainase Olha Priadko, e cila ishte duke qëndruar në Kosovë nga viti 2023. Kurti përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare në Facebook, ka shkruar se Priadko ishte duke qëndruar në Kosovë bashkë me djalin e saj. “Na pikëlloi lajmi për ndarjen…

Lajme

22/01/2025 15:42

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shprehur ngushëllime për vdekjen e gazetares ukrainase Olha Priadko, e cila ishte duke qëndruar në Kosovë nga viti 2023.

Kurti përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare në Facebook, ka shkruar se Priadko ishte duke qëndruar në Kosovë bashkë me djalin e saj.

“Na pikëlloi lajmi për ndarjen nga jeta të gazetares ukrainase Olha Priadko. Olha dhe i biri i saj, Yaroslav, gjetën strehim në Kosovë nga viti 2023, për t’i shpëtuar tragjedisë së luftës në Ukrainë. Ajo ishte gazetare profesioniste dhe nënë e përkushtuar, që mbarte me vete forcën dhe kurajën që vetëm ata që kalojnë vuajtje të tilla mund ta kuptojnë”, ka shkruar Kurti.

Tutje, Kurti ka thënë se si pjesë e gazetarëve ukrainas të cilët jetojnë dhe veprojnë në Kosovë përmes programit “Gazetarët në Rezidencë” (JiR), të mbështetur nga Qeveria, ajo kishte ndërtuar një jetë të re në Kosoë.

“Në këtë ditë plot dhimbje, me mendje dhe zemër jemi pranë Yaroslavit të vogël, familjarëve e miqve të Olhës”, shkroi Kurti. /Lajmi.net/