Vdekja e Festim Isufit, reagon avokati i Rina Malokut: Nga rezultatet e hetimeve zyrtare del se rrethanat e kësaj vdekjeje janë të natyrës personale dhe nuk e lidhin atë me këtë rast në asnjë formë

Me 9 maj të vitit të kaluar ndodhi një ngjarje tronditëse, ku dizajneri i njohur Festim Isufi u gjet i vdekur në banesën e tij në “Rrugën B”, në Prishtinë. Në banesë me të gjatë kohës kur ndodhi rasti ishte edhe bashkëshortja e tij, Rina Maloku, e cila mori plagë po ashtu. Isufi duhet theksuar…

Lajme

04/04/2026 09:53

Me 9 maj të vitit të kaluar ndodhi një ngjarje tronditëse, ku dizajneri i njohur Festim Isufi u gjet i vdekur në banesën e tij në “Rrugën B”, në Prishtinë.

Në banesë me të gjatë kohës kur ndodhi rasti ishte edhe bashkëshortja e tij, Rina Maloku, e cila mori plagë po ashtu.

Isufi duhet theksuar se u gjet i vdekur më 9 maj në banesën e tij në Prishtinë dhe që nga ajo kohë ka pasur aludime të ndryshme, ndonëse jo zyrtare.

Vëllai i tij pretendoi po ashtu se në rastin është përfshirë edhe një person i tretë.

Shumë komente e vunë në dyshim Rina Malokun në lidhje me rastin, duke e vendosur në qendër të dyshimeve.

Në lidhje me këtë ka reaguar avokati i Malokut, Arianit Koci. Ai tha se rrethanat e vdekjes janë të natyrës personale dhe se klientja e tij nuk lidhet në asnjë formë me këtë rast.

Postimi i plotë: 

Rina Maloku u vendos padrejtësisht në qendër të dyshimeve në një pjesë të opinionit publik pas vdekjes tragjike së bashkëshortit të saj, Festim Isufi.
Nga rezultatet e hetimeve zyrtare del se rrethanat e kësaj vdekjeje janë të natyrës personale dhe nuk e lidhin znj. Rina Maloku me këtë rast në asnjë formë.
Pas një humbjeje të rëndë personale, znj. Rina Maloku është përballur edhe me një barrë të padrejtë publike.
Kërkoj nga opinioni që të ketë parasysh plagët e rënda shpirtërore që ky rast tragjik i ka lënë, dhe të tregojë kujdes e përgjegjësi në mënyrën se si trajtohet kjo çështje.
Arianit Koci
Avokat i znj. Rina Maloku./lajmi.net/