Vdekja e 25-vjeçarit tek hotel “Grandi”, emergjenca largohet nga vendi i ngjarjes (PAMJE)
Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në qendër të Prishtinës. Nga kati i 13-të tek hoteli “Grand” ka rënë një 25-vjeçar, i cili fatkeqësisht ka ndërruar jetë, shkruan lajmi.net Në lidhje me këtë ngjarje, ka folur edhe policia. “Rreth orës 11:30 është raportuar se në rrugën ”Garibaldi” në Prishtinë, një person ka rënë nga lartësia…

Lajme
Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në qendër të Prishtinës.
Nga kati i 13-të tek hoteli “Grand” ka rënë një 25-vjeçar, i cili fatkeqësisht ka ndërruar jetë, shkruan lajmi.net
Në lidhje me këtë ngjarje, ka folur edhe policia.
“Rreth orës 11:30 është raportuar se në rrugën ”Garibaldi” në Prishtinë, një person ka rënë nga lartësia e një objekti . Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilë kanë konstatuar se , viktima mashkull rreth 25 vjeç, është pa shenja jete. Aktualisht policia po punon për zbardhjen e rrethanave që karakterizojnë rastin”, tha për lajmi.net Agron Borovci, , zëdhënës i policisë për rajonin e Prishtinës.
Në vendin e ngjarjes po qëndron edhe ekipi i lajmi.net. Nga pamjet që kemi siguruar, emërgjenca tashmë është larguar nga vendi i ngjarjes. Po ashtu edhe pjesëtarë të forenzikës kanë filluar të largohen.
Deri më tani nuk dihet nëse ky rast ka të bëj me vetëvrasje apo me incident në vendin e punës./lajmi.net/