Vdekja e 24-vjeçarit në Prizren- policia jep detaje: E goditi tri herë tokën, më pas kokën- arrestohen tre persona të dyshimtë

Një 24 vjeçar u raportua se ka humbur jetën dje- si shkak i të shtënave me armë zjarri. Sipas informacioneve të para rasti dyshohet të ketë qenë vetëvrasje. Në lidhje me këtë, Policia e Kosovës ka dhënë detaje shtesë sa i përket rastit. “Në stacion policor janë paraqitur dy persona meshkuj kosovarë dhe të njëjtit…

Lajme

12/05/2025 09:53

Një 24 vjeçar u raportua se ka humbur jetën dje- si shkak i të shtënave me armë zjarri.

Sipas informacioneve të para rasti dyshohet të ketë qenë vetëvrasje.

Në lidhje me këtë, Policia e Kosovës ka dhënë detaje shtesë sa i përket rastit.

“Në stacion policor janë paraqitur dy persona meshkuj kosovarë dhe të njëjtit kanë deklaruar se kanë shkuar në një zonë malore me viktimën mashkull kosovar për ta provuar një armë të cilën viktima do ta blinte nga njëri prej tyre. Dyshohet se viktima pasi e ka marrë armën ka shtënë tre herë në drejtim të tokës dhe pastaj ka qëlluar veten në kokë”,thuhet në njoftim.

Gjithashtu theksohet se Njësitë relevante policore, prokurori dhe ekipi i balistikës nga Agjencia e Kosovës për Forenzikë, kanë dalë në vendin e ngjarjes.

“Në vendin e ngjarjes është sekuestruar një pistoletë pa fishekë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”.

E në lidhje me këtë rast policia njoftoi se janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë dhe të njëjtit me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje. Rasti në hetime./Lajmi.net/