Vazoja kineze e cila përdorej për ta mbajtur derën shitet për 150,000 funte

Një vazo kineze e shekullit të 18-të e cila ishte përdorur për ta mabjtur derën e hapur është shitur në ankand për 150,000 funte.

Fun

01/05/2014 00:59

Një grua e cila vendosi që ta shes një vazo të rrallë kineze për ta blerë një veturë tani është në dilemë se çfarë veture të blejë pasi që artifakti të cilën ajo e kishte përdorur për ta mbajtur derën hapur për më shumë se 40 vjet, u shit për 150,000 funte në një ankand.

Gruaja e cila dëshiron të mbetet anonime vendosi që ta shes vazon e cila daton nga shekulli i 18-të sepse nuk kishte para për të blerë një veturë dhe shpresonte që ta shiste atë për rreth 10,000 funte.

Gruaja e cila është rreth të 50-ave, tha se ajo mbeti e \”tronditur\” dhe \”pa fjalë\” pasi e kishte parë ankandin në një kompjuter në zyre të shtëpisë ku ishte mbajtur ankandi.