Vazhdon tortura e shoferëve në rrugën Prishtinë-Mitrovicë  /FOTO

Rruga magjistrale Prishtinë -Mitrovicë vazhdon të jetë e bllokuar nga kolonat e gjata.

Lajme

10/08/2018 20:03

Kolonat e gjata zakonisht krijohen rreth mbrëmjes, kryesisht për shkak të të ashtuquajturit “fyt i ngushtë” në hyrje të Vushtrrisë.

Qytetarët vazhdojnë të ankohen gati çdo ditë për pritje të gjatë në këtë rrugës, shkruan lajmi.net.

“Nëse dikush po planifikon me u nisë për Mitrovicë, ndryshoni planet!”, ka shkruar sonte gazetari, Gëzim Bimbashi, i cili edhe i ka publikuar këto fotografi. /Lajmi.net/