Vazhdon “telenovela” mes Shqipes dhe Teas

Tea protagonistja e emisionit "Përputhen" i ka reaguar Shqipe Hysenajt për deklaratat e saj.

ShowBiz

27/01/2021 22:17

Përveç tjerash, Shqipja edhe sot lëshoi një “bombë” drejtuar Teas, shkruan lajmi.net.

Ajo publikoi një imazh të saj me Beartin ish konkurrentin e emisionit se kanë kaluar kohë së bashku gjatë kohës kur ajo takonte Andin.

Tea ka publikuar video në të cilat ka sqaruar të gjitha deklaratat e Shqipes kundrejt saj. Ajo tha se të gjitha këto Shqipja i bën për vëmendje,  madje shton se veshi i saj u bë më i famshëm se ajo.

Ndër të tjera, ajo tha se Shqipes Hysenajt i ka mbetur një peng gjatë kohës kur ka qenë në “Përputhen” dhe falë asaj vazhdon të lëshoj deklarata.

Tutje, Tea Trifoni thot se Shqipja është  një person homofobik dhe për këtë arsye reagon në mënyra të tilla.

Ndryshe, Shqipja nuk e la shumë të priste ajo i ka reaguar menjëherë me një postim tjetër në Instagram duke i shkruar se ka dal nga emisioni të enjten dhe nuk e mashtron askënd. Po ashtu, ish konkurrentja e emisionit shtoi se do publikoi videon tjetër ku ka qenë bashkë me Beartin./Lajmi.net/