Të Infektuar: 37.792

Të Shëruar: 23.274

Të Vdekur: 975

Vazhdon të jetë e hapur thirrja për garën e fotografisë ‘Covid-19: Gratë dhe tregimet e tyre’

15:26 | 13 Tetor 2020

Shtëpia e Evropës dhe Zyra e BE në Kosovë kanë hapur thirrjen për garën e fotografisë ‘Covid-19: Gratë dhe tregimet e tyre’.

Gara është e hapur deri me 14 tetor 2020. Të gjitha gratë dhe vajzat që jetojnë në Kosovë mund të bëhen pjesë e garës duke dërguar fotografitë e tyre më të mira nga izolimi dhe karantina.

Dërgoni një fotografi tuajën apo nominoni dikë tjetër, bashkë me një përshkrim të shkurtër deri në 200 fjalë, të atij momenti, në [email protected]

Fotografitë dhe tregimet më të mira do të vlerësohen dhe shpërblehen nga një juri dhe do të bëhen pjesë e një publikimi nga Zyra e BE në Kosovë.

Fitueset do të shpërblehen me njërin nga kuponat e shpërblimeve për pajisje teknologjike në Gjirafa50, në vlerë prej 700, 300 dhe 200 eurove.

Detajet tjera i gjeni në www.europehouse-kosovo.com