Vazhdon Superliga e Kosovës: Prishtina pret Drenicën, ndërsa Gjilani i shkon Dukagjinit

Sot zhvillohen edhe dy ndeshje të mbetura në kuadër të xhiros 30 në Superligën e Kosovës.

Sport

24/04/2022 08:22

Ndeshja më interesante pritet të jetë ajo në mes Prishtinës dhe Drenicës, kjo pasi të dy skuadrat kanë nevojë për pikët e plota që t`i ikin barazhit.

Drenica është vetëm dy pikë larg vendit të tetë e që e dërgon atë ekip në barazh, ndërsa Prishtina ka pesë pikë më shumë se Dukagjini që e mban atë pozitë.

Pritet të jetë një ndeshje interesante në mes kryeqytetasve dhe Drenicës.

Ndeshja tjetër zhvillohet në mes Dukagjinit dhe Gjilanit, shkruan lajmi.net.

Ekipi i Gjilanit do të udhëtojë në Klinë, për pikët e plota, pasi duan ta marrin pozitën e dytë në tabelë dhe të luftojnë ende për titull.

Ndërsa, Dukagjini i ka punët keq pasi gjendet në vendin e tetë, pozitë kjo që e dërgon ekipin në barazh, andaj i duhet fitorja në këtë xhiro.

Mbetet të shihet se cili ekip do të arkëtojë pikët e plota.

Ndeshja në mes Dukagjinit dhe Gjilanit zhvillohet sot me fillim nga ora 13:30, ndërsa Prishtina -Drenica në orën 14:00./Lajmi.net/