Vazhdon shkrirja e akujve ndërmjet PDK-së dhe AAK-së, Lladrovci takon Haradinajn
Edhe pse shpesh Haradinaj është treguar i ashpër me PDK-në, pjesë e së cilës është Lladrovci, ata e kanë ruajtur miqësinë e nisur qysh në vitin 1997, raporton lajmi.net.

Lajme
Ambasadori i Kosovës në Tiranë, Ramiz Lladrovci është takuar sot me mikun e tij të vjetër, deputetin e AAK-së, Daut Haradinaj.
Edhe pse shpesh Haradinaj është treguar i ashpër me PDK-në, pjesë e së cilës është Lladrovci, ata e kanë ruajtur miqësinë e nisur qysh në vitin 1997, raporton lajmi.net.
Kjo mund të merret edhe si shkrirje e akujeve ndërmjet PDK-së dhe AAK-së.
Po ashtu është interesant fakti se Haradinaj ditë më parë është takuar edhe me Rexhep Selimin, deputetin e Vetëvendosjes, me të cilin kohëve të fundit Lladrovci ka shkëmbyer shumë akuza lidhur me “tradhtinë ndaj Adem Jasharit”.
Nuk dihet nëse edhe ky takim është në vazhdën e pajtimit të Lladrovcit me Selimin, pasi që Haradinaj që të dy i ka miq të mirë.
Rexhep Selimi e Ramiz Lladrovci kanë qenë edhe zyrtarë të lartë të AAK’së. Selimi kishte dhënë dorëheqje nga pozita e Sekretarit të AAK’së, në vitin 2004, kur Ramush Haradinaj kishte lidhur koalicion me Ibrahim Rugovën. Kurse, Ramiz Lladrovci prej pozitës së anëtarit të Kryesisë së AAK’së kishte dhënë dorëheqje në shtator të vitit 2008. /Lajmi.net/