Vazhdon seanca gjyqësore ndaj të dyshuarve për vrasjen e 26 vjeçarit në Prizren

Në Gjykatën Themelore të Prizrenit, sot ka vazhduar shqyrtimi gjyqësor për vrasjen e 26-vjeçarit, A.Th. Sot pritet të jap dëshminë e tij mjeku ligjor. Në këtë rast, të dyshuar janë E.A dhe H.B. 26-vjeçari A.Th humbi jetën pasi u godit me thikë nga një person, në qytetin e Prizrenit. Dyshohet se pasi u ther me…

Lajme

22/10/2025 10:19

Në Gjykatën Themelore të Prizrenit, sot ka vazhduar shqyrtimi gjyqësor për vrasjen e 26-vjeçarit, A.Th. Sot pritet të jap dëshminë e tij mjeku ligjor.

Në këtë rast, të dyshuar janë E.A dhe H.B.

26-vjeçari A.Th humbi jetën pasi u godit me thikë nga një person, në qytetin e Prizrenit.

Dyshohet se pasi u ther me thikë, ai u hodh në rrugë nga një veturë në lëvizje.

Ai vdiq në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, pasi nuk arriti t’u mbijetonte plagëve të marra, në korrik të vitit të kaluar.

Edhe nesër do të vazhdoj shqyrtimi gjyqësor në këtë rast.