Vazhdon rënia e Bitcoinit – kjo është vlera që ka rënë brenda 24 orëve
Vlera e Bitcoin ka rënë me më shumë se 11% gjatë 24 orëve të fundit.
Auto & Tek
Valuta digjitale ka rënë nën 10,000 dollarë, për herë të dytë në më pak se dy javë, ndikuar gjerësisht nga njoftimet se zyrat e këmbimit Bitfinex dhe Tether për valutat digjitale janë pezulluar nga organet rregullatore të SHBA.
Bitcoin aktualisht mban vetëm 33.6% të vlerës globale të tregut të valutave digjitale, sipas “CoinMarketCap.com”.
Momentalisht vlera e Bitcoin-it është 9 933 dollarë, duke ‘trembur’ ata që kanë vlerë këso kriptovaluta.
Rreth Bitcoin ka pasur shumë polemika, pasi fillimisht ishte ngritur shumë, dhe më pas kishte rënë shumë shpejt, shkruan albinfo.
Analistët kanë dhënë mendime të ndryshme, ku disa thonë se duhet investuar e disa assesi.