Vazhdon protesta, autobusët e linjës Podujevë-Prishtinë po qëndrojnë ende në rrugë në shenjë pakënaqësie

Protesta e kompanive të autobusëve që qarkullojnë në linjën Prishtinë-Podujevë dhe anasjelltas, që filloi sot në orët e mëngjesit, po vazhdon ende. Lexuesit e Lajmi.net kanë dërguar pamje, ku shihen autobusët e ndalur në rrugë në fshatin Lupq që ndan dy komunat, teksa kjo protestë po vëzhgohet edhe nga njësitë policore. Shoferët e autobusëve kanë…

Lajme

16/01/2025 18:12

Protesta e kompanive të autobusëve që qarkullojnë në linjën Prishtinë-Podujevë dhe anasjelltas, që filloi sot në orët e mëngjesit, po vazhdon ende.

Lexuesit e Lajmi.net kanë dërguar pamje, ku shihen autobusët e ndalur në rrugë në fshatin Lupq që ndan dy komunat, teksa kjo protestë po vëzhgohet edhe nga njësitë policore.

Shoferët e autobusëve kanë refuzuar të vihen në funksion të qarkullimit si linja transporti, për shkak të një vendimi nga Komuna e Prishtinës, sipas së cilit linjat e autobusëve urbanë do të shtohen, e kësisoj llapjanëve t’u mundësohet qarkullimi nga Prishtina në disa prej fshatrave në Podujevë përmes autobusëve urban.

Sot gjatë ditës ekipi i Lajmi.net ka qëndruar në vendin ku po mbahet protesta, nga ku kanë mësuar më shumë detaje. /Lajmi.net/