Vazhdon procesi i numërimit të votave nga përfaqësitë diplomatike, në radhë numërim i atyre me postë
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vazhdon procesin e numërimit të votave nga përfaqësitë diplomatike. Përpjekjet e KQZ-së janë që numërimi i këtyre fletëvotimeve të përfundojë gjatë ditës së sotme. Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi në një përgjigje për KosovaPress theksoi se pas përfundimit të këtij procesi, do fillojë numërimi i fletëvotimeve nga votimi me postë.…
Lajme
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vazhdon procesin e numërimit të votave nga përfaqësitë diplomatike.
Përpjekjet e KQZ-së janë që numërimi i këtyre fletëvotimeve të përfundojë gjatë ditës së sotme.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi në një përgjigje për KosovaPress theksoi se pas përfundimit të këtij procesi, do fillojë numërimi i fletëvotimeve nga votimi me postë.
“Aktualisht, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke zhvilluar procesin e numërimit të votave nga përfaqësitë diplomatike. Përpjekjet e KQZ-së janë që numërimi i këtyre fletëvotimeve të përfundojë gjatë ditës së sotme, e premte. Menjëherë pas përfundimit të këtij procesi, do të fillojë numërimi i fletëvotimeve nga votimi me postë”, tha Elezi.
Pas votimit me postë, do të fillojë numërimi i fletëvotimeve nga votimi me kusht dhe nga personat me nevoja të veçanta.
Nga gjithsej 23 kuti postare janë tërhequr më shumë se 85 mijë e 700 pako të supozuara me fletëvotime, ndërkaq, gjatë periudhës së regjistrimit, nga 6 deri më 17 maj 2026, për të votuar përmes postës në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës janë regjistruar 104 mijë e 480 votues.