Vazhdon procesi gjyqësor për rastin e Banjskës, tre të akuzuar dalin para gjykatës

Sot në Gjykatën Themelore të Prishtinës pritet të mbahet një tjetër seancë në kuadër të procesit gjyqësor që lidhet me ngjarjet e armatosura në fshatin Banjskë të Zveçanit. Seanca është planifikuar të nisë në orën 09:30, ku para trupit gjykues do të dalin tre persona të dyshuar për përfshirje në këtë rast: Blagoje Spasojeviq, Vladimir…

Lajme

15/04/2026 08:28

Sot në Gjykatën Themelore të Prishtinës pritet të mbahet një tjetër seancë në kuadër të procesit gjyqësor që lidhet me ngjarjet e armatosura në fshatin Banjskë të Zveçanit.

Seanca është planifikuar të nisë në orën 09:30, ku para trupit gjykues do të dalin tre persona të dyshuar për përfshirje në këtë rast: Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq, transmeton lajmi.net.

Ata përballen me akuza të rënda që lidhen me incidentin e ndodhur më 24 shtator 2023, kur një sulm i armatosur tronditi zonën e Banjskës.

Gjatë përplasjes, humbi jetën rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, ndërsa disa zyrtarë të tjerë policorë u plagosën./lajmi.net/