Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, sot vijon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Sipas kalendarit të publikuar, seanca pritet të nisë në orën 09:00. Në këtë seancë, dëshminë do ta vazhdojë dëshmitari i radhës i Zyrës së Prokurorit të Specializuar.…

Lajme

01/04/2025 08:32

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, sot vijon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Sipas kalendarit të publikuar, seanca pritet të nisë në orën 09:00.

Në këtë seancë, dëshminë do ta vazhdojë dëshmitari i radhës i Zyrës së Prokurorit të Specializuar.

Ndërkohë, gjatë kësaj jave pritet të përfundojë lista e emrave të propozuar për intervistim nga Prokuroria.

Sipas vendimit të marrë në konferencën e mbajtur më 19 shkurt në Gjykatën Speciale, më 4 prill do të përmbyllen dëshmitë e Prokurorisë në këtë rast.