Vazhdon numërimi i votave, mbi 22 për qind e kutive të procesuara, disa kandidatë me zero vota
Në Qendrat Komunale të Numërimit po vazhdon procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë për zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit. Sipas përditësimit të fundit në platformën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), deri në orën 11:40 janë numëruar mbi 22 për qind e kutive të votimit për kandidatët për deputetë. Megjithatë, deri në…
Lajme
Në Qendrat Komunale të Numërimit po vazhdon procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë për zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit.
Sipas përditësimit të fundit në platformën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), deri në orën 11:40 janë numëruar mbi 22 për qind e kutive të votimit për kandidatët për deputetë.
Megjithatë, deri në këtë fazë të procesit, disa kandidatë kanë rezultuar me zero vota.
Bëhet fjalë për Lulzim Vaniqin nga PSA, Hajriz Hajrizin dhe Adriana Abazin nga Ashkalitë e Bashkuar, Ibro Feka nga Partia Liberale Egjiptiane, si dhe Axhije Berisha dhe Valdete Gashi nga Partia Rome e Bashkuar e Kosovës.
Procesi i numërimit pritet të vazhdojë në orët dhe ditët në vijim deri në përfundimin e plotë të rezultateve për kandidatët për deputetë në të gjitha komunat. /Lajmi.net/