Vazhdon kriza e golave tek Inter: 403 minuta pa shënuar

Po vazhdon kriza e golave te skuadra e Inter.

Sport

02/03/2022 08:11

Edhe mbrëmë në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë, Inter e mbylli ndeshjen pa shënuar gol, kësaj radhe në përballje me Milan.

‘Zikaltërit’ janë në një ‘proces agjërimi’. Ata nuk po shënojnë gol dhe kjo është tashmë telashja më e madhe e trajnerit Simone Inzaghi, kur sezoni po vjen në pikën më kritike.

Goli i fundit i shënuar nga Inter mbetet ai i 12 shkurtit, ndaj Napolit, përcjell lajmi.net.

Inter kësisoj nuk kanë shënuar në katër ndeshje e gjysmë, që në total përkthehet si 403 e minuta.

Lautaro Martinez dhe Edin Dzeko duhet të rikthejnë formën e tyre dhe t’i kthehen golit. Përndryshe, skuadra e Inzaghi rrezikon të çoj dëm gjithçka që ndërtoi në pjesën e parë të sezonit. /Lajmi.net/