Vazhdon kërkimi i të mbijetuarve nga tërmeti që mori mbi 5500 jetë
Numri i të vdekurve nga tërmeti shkatërrues në Nepal, sipas autoriteteve, ka arritur në gati 5,500, 11 mijë veta janë plagosur, ndërsa mbi 70 mijë shtëpi janë shkatërruar tërësisht.

Bota
Tërmeti që goditi të shtunën kryeqytetin Katmandu dhe përfshiu një pjesë të madhe të Nepalit deri në malin Everest, me magnitutë 7.8 shkallë të Rihterit, ka prekur mbi tetë milionë njerëz.
Organizata e Kombeve të Bashkuara ka filluar dhënien e ndihmave humantirae, ndërkohë që ka bërë të ditur se brenda tre muajve në Nepal do të dërgohen 415 milionë dollarë ndihma.
Banorët e vendeve rurale janë të frustruar ngase ende nuk u ka shkuar asnjë lloj ndihme, ndërsa në shumë vende mungon edhe ndihma mjekësore, njofton BBC, raporton lajmi.net.
Por edhe pse Nepali, sipas medieve ndërkombëtare, është më keq se sa në gjendje lufte, nxjerrja gjallë e të mbijetuarve për një moment sjell freski në fytyrat e ekipeve të shpetimit, që po punojnë pothuajse pa pushim që prej të shtunës.

Një ditë më parë, pas pesë ditësh qëndrrimi nën rrënoja, u nxor një foshnje në Katmandu, ndërsa në një lokacion tjetër, po ashtu i nxjerr i gjallë një adoleshent.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka biseduar me kryeministrin e Nepalit, Sushil Korala, për t’i ofruar ndihmë për të mbijetuarit, përfshirë edhe ndihmën ushtarake të SHBA-së. Po ashtu, ndihmë kanë ofruar edhe vende të tjera.