Vazhdon gjykimi për spiunazh ndaj Jelena Gjukanoviq
Sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë pritet të mbahet seanca e radhës gjyqësore ndaj të akuzuarës për spiunazh, Jelena Gjukanoviq. Seanca është paraparë të nisë në orën 09:00. Gjukanoviq, shtetase serbe dhe ish-punonjëse e Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), ishte arrestuar më 28 shkurt 2025 në pikën kufitare në Jarinje, dhe që…
Lajme
Sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë pritet të mbahet seanca e radhës gjyqësore ndaj të akuzuarës për spiunazh, Jelena Gjukanoviq. Seanca është paraparë të nisë në orën 09:00.
Gjukanoviq, shtetase serbe dhe ish-punonjëse e Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), ishte arrestuar më 28 shkurt 2025 në pikën kufitare në Jarinje, dhe që atëherë ndodhet në paraburgim.
Ajo dyshohet se ka qenë e përfshirë në aktivitete spiunazhi në bashkëpunim me një person tjetër, i cili gjithashtu është nën hetim nga autoritetet.
Sipas legjislacionit penal në Kosovë, spiunazhi trajtohet si vepër penale e rëndë dhe, nëse vërtetohet fajësia, parashihen dënime prej së paku pesë vjet burgim.
Po ashtu, ekzistojnë dyshime se ajo ka bashkëpunuar me Agjencinë Serbe të Sigurisë dhe Inteligjencës (BIA).