Vazhdon gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve

Edhe këtë të enjte vazhdon gjykimi ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Sot në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë do të vazhdojë procesi ndaj Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit, shkruan Lajmi.net. Ndërkaq kujtojmë se ne 3 gusht 2015, Kuvendi i Kosovës e ka miratuar Ligjin për Gjykatën Speciale,…

Lajme

23/05/2024 08:25

Edhe këtë të enjte vazhdon gjykimi ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Sot në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë do të vazhdojë procesi ndaj Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit, shkruan Lajmi.net.

Ndërkaq kujtojmë se ne 3 gusht 2015, Kuvendi i Kosovës e ka miratuar Ligjin për Gjykatën Speciale, me seli në Hagë. Në këtë institucion, që funksionon me ligje të Kosovës, shërbejnë prokurorë e gjykatës të huaj. Kjo gjykatë heton krimet e pretenduara të luftës në Kosovë, për një periudhë kohore nga janari 1998 deri në dhjetor 2000.

Në Gjykatën Speciale deri tani janë gjashtë persona të akuzuar për krime të pretenduara të luftës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi, Pjetër Shala e Salih Mustafa. Për këtë të fundit, Apeli ka vendosur dënimin prej 22 vjetësh.