Vazhdon “eksodi” te Drita, zyrtarizohet largimi i Ilir Blakçorit

Siç është paralajmëruar edhe largimi i disa lojtarëve te Drita, ashtu edhe po ndodh. Mbrojtësi i krahut, Ilir Blakçori është larguar edhe zyrtarisht nga klubi gjilanas, shkruan lajmi.net. Lajmin e kanë konfirmuar tre herë kampionët e Kosovës me anë të një njoftimi në faqen zyrtare në Facebook. Drita dhe Blakçori kanë mbyllur bashkëpunimin mes tyre…

Sport

31/05/2023 11:16

Siç është paralajmëruar edhe largimi i disa lojtarëve te Drita, ashtu edhe po ndodh.

Mbrojtësi i krahut, Ilir Blakçori është larguar edhe zyrtarisht nga klubi gjilanas, shkruan lajmi.net.

Lajmin e kanë konfirmuar tre herë kampionët e Kosovës me anë të një njoftimi në faqen zyrtare në Facebook.

Drita dhe Blakçori kanë mbyllur bashkëpunimin mes tyre me marrëveshje të dyanshme.

“Ju njoftojmë që me marrëveshje të dyanshme kemi mbyllur bashkëpunimin me mbrojtësin tonë Ilir Blakçori. Blakçori erdhi te ne në sezonin 2019/20 dhe gjatë periudhës katër vjeqare arriti 132 paraqitje në të gjitha kompeticionet”.

“Klubi jonë e falënderon Ilirin për kontributin e dhënë dhe i dëshiron shumë suksese në vazhdim të karrierës” – thuhet në njoftimin e klubit gjilanas.

Para Blakçorit, u zyrtarizua edhe largimi i mesfushorit Hamdi Namani, ndërsa nga klubi raportohet të jetë larguar edhe sulmuesi Marko Simonovski./Lajmi.net/