Vazhdon edhe sot gjykimi i ish-krerëve të UÇK-së
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sipas kalendarit sot do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Në tri ditët që lëmë pas, dëshminë dha dëshmitari i 121 i Prokurorisë, ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sylejman Selimi. Nga…
![](https://lajmi.net/wp-content/uploads/2021/06/Specialja-tregon-se-si-do-ta-festojne-Fiter-Bajramin-ish-kreret.png)
Lajme
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sipas kalendarit sot do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Në tri ditët që lëmë pas, dëshminë dha dëshmitari i 121 i Prokurorisë, ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sylejman Selimi.
Nga ky i fundit, Gjykata Speciale kërkoi informacione rreth rastit Drenica 2, për çka edhe pati kundërshtime nga avokati i Kadri Veselit.
Dhomat e Specializuara kanë paralajmëruar konferencë për media, gjithashtu.
Konferenca është njoftuar të fillojë në ora 14:30.