Vazhdon djegia e kontejnerëve të plastikës në kryeqytet (Foto)
Kompania Regjionale e Mbeturinave “Pastrimi”, Sh.A-Prishtinë njofton opinionin për gjendjen alarmante e cila është krijuar nga djegia e kontejnerëve të plastikës që po vazhdon të përsëritet tash e sa muaj në qytetin e Prishtinës

Lajme
Sipas kompanisë “Pastrimi” me dt. 26.07.2017 në orët e vona , në Rr. “Dëshmorët e Kombit”, është djegur 1- kontejnerë i shërbimit të mbeturinave, ndërsa 2-kontejnerë të tjerë në Rr. “Fehmi Lladrovci”.
Ndërsa, me dt. 27.07.2017 janë djegur edhe 6-kontejnerë të tjerë, 1-kontejnerë në Rr. “Galibardi”, ndërsa 5 të tjerë te parkingu mbarapa Postes së Madhe.
“Po ashtu, njoftojmë opinionin publik se dukuria e djegies së kontejnerëve nuk ka të ndalur që nga vendosja e tyre nëpër pikat përkatëse për hedhjën e mbeturinave, të cilët po vazhdojnë të diegën dhe shkatërrohen nga qytetarë të pa përgjegjshëm. Nga kjo gjendje e krijuar në qytet, Kompania “Pastrimi”, njofton se nuk ka mundësi të bëjë zëvendësimin e kontejnerve të djegur dhe si rezultat i kësaj qyteti mund të bëhet kaos i mbeturinave”, thuhet në një komunikatë për media të kësaj kompanie.
Andaj “Pastrrimi” ka kërkuar nga qytetarët të jenë të kujdesshëm në ruajtjen e kontejnerëve si dukuri negative e cila duhet të dënohet, ndërsa institucionet kompetente, të cilat në bazë të përgjegjësisë së tyre të marrin vendimet e duhura për parandalimin e kësaj dukurie.
Ndryshe, që nga vendosja e kontejnerëve të plastikës, nga fundit i vitit 2016 e deri më tani janë djegur afro 50 kontejnerë të plastikës./Lajmi.net/