Vazhdon bllokimi në fakultetet teknike
Bllokimi i fakulteteve Teknike do të vazhdojë edhe këtë javë. Kështu thonë një grup i studentëve, të cilët gjatë javës që shkoi në shenjë proteste qëndruan tri net e katër ditë në objektin e këtij Fakulteti.
Lajme
“Në vikend do të pushojmë për të vazhduar përsëri nga dita e hëne deri në realizimin e kërkesave tona. Kërkesat tona mbetën të njëjta”, thuhet në komunikatën e tyre.
Kërkesat e studentëve janë që në afatin e prillit dhe tetorit t’i kenë nga dy provime, tetori të vlejë për kusht, afati i absolventëve të jetë si më parë, kushti për vit të dytë të jetë me 7 provime, kurse për vitin e tretë të jetë me katër provime.