Vazhdon befasia e këndshme, Arbëria fiton edhe në Pejë, kundër Besës
Arbëria ka marrë tjetër fitore në Superligën e Kosovës.

Sport
Skuadra e promovuar këtë edicion në Superligën e Kosovës, Arbëria, ka fituar në udhëtim kundër Besës së Pejës.
Me rezultatin 0:3, skuadra e Arbërisë ka marrë pikët e radhës në kuadër të Superligës së Kosovës, shkruan lajmi.net.
Goli i parë në këtë takim erdhi në minutën e 49’, kur rrugën deri te rrjeta e gjeti Llugiqi.
Rezultati u dyfishua nga Ibrahimi, në minutën e 70’, kurse rezultati final u vendos nga Qlirim Kashtanjeva, në minutën e 87’.
Arbëria tashmë është lidere e Superligës, me shtatë pikë të tubuara në 3 ndeshje të luajtura.
Besa mbetet me 0 pikë, në pozitën e fundit në tabelë. /Lajmi.net/