Vazhdon aksioni i vjedhjeve, tani në Drenas
Vazhdon aksioni i vjedhjeve, tani në Drenasi
![](https://lajmi.net/wp-content/uploads/2019/01/euro-1212218_960_720.jpg)
Lajme
Në fshatin Gradicë të Drenasit një person ka raportuar se me datë 29.12.2018 rreth orës 18:00, vëllait të tij derisa ishte duke kaluar me automjetin e tij, ishte ndaluar nga katër persona të maskuar, të uniformuar, dhe dyshohet se nën kërcënimin e armës i kishin grabitur njëqind(100) euro.
“Viktima kishte hezituar ta raportoi rastin, i cili me vendim të prokurorit do të intervistohet me datë 05.01.2019 në stacionin policor. Rasti është duke u hetuar”, shkruhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës. /Lajmi.net/