Vazhdon aksioni i PDK-së dhe Aleancës para Qeverisë, sot i bashkohen edhe përfaqësues të organizatave studentore të UP-së

Deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës dhe Aleancës, përsëri kanë filluar ditën duke qëndruar para Qeverisë së Republikës së Kosovës. Tash e disa ditë, këto grupe parlamentare po presin aty kur kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti të hyjë në zyrë, për çka thonë se ai i ka “uzurpuar” zyrat e Qeverisë derisa është…

Lajme

24/08/2026 08:23

Deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës dhe Aleancës, përsëri kanë filluar ditën duke qëndruar para Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Tash e disa ditë, këto grupe parlamentare po presin aty kur kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti të hyjë në zyrë, për çka thonë se ai i ka “uzurpuar” zyrat e Qeverisë derisa është betuar edhe si deputet.

Sot këtij aksioni i janë bashkuar edhe përfaqësues të organizatave studentore të UP-së, shkruan lajmi.net.

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës po kërkojnë thirrjen sa më parë të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, por që ky hap nuk po merret nga kryesuesi, Avni Dehari. /Lajmi.net/