Vazhdojnë tensionet në LDK, kacafytje në një nëndegë në Ferizaj /VIDEO

Një kacafytje ka ndodhur gjatë një kuvendi zgjedhor në nëndegën e LDK-së në Ferizaj.

Lajme

03/06/2019 18:37

Ky Kuvend është konsideruar ilegal nga disa anëtar të LDK-së. Ata kanë thënë se nuk janë lejuar vëzhguesit nga kryesia qendrore.

Po ashtu ata kanë akuzuar Muharrem Sfarqën për manipulime si dhe kanë thënë se kryesia e degës nuk është njoftuar dhe Kuvendi po mbahet me 15 veta.

Siç ka treguar një anëtar i LDK-së, statusi i kësaj partie thotë se 31 veta duhet të jenë të pranishëm për tu mbajtur Kuvendi.

“Aty ku humbe i ndërprenë kuvendet. Mban kuvende ilegale. Nuk e njoftoi kryesin e degës as banoret. Mban kuvende me 15 veta. Edhe pse statuti i LDK-së thotë që duhet minimumi 31 veta të jenë të pranishëm dhe banoret të njoftohen me herët. Ky nuk njofto askënd”, ka thënë ky anëtar i LDK-së për lajmi.net.

Lajmi.net ka siguruar edhe videon gjatë kësaj kacafytje që ka ndodhur në këtë nëndegë.

YouTube player

Lajmi.net po ashtu javën e kaluar kishte raportuar për një rrahje midis anëtarëve të LDK-së në fshatin Koshare të Ferizajt.

Incidente ka pasur edhe në një nëndegë të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prishtinë e gjithashtu edhe në nëndegë në fshatin Smrekonicë të Vushtrrisë, ku sipas anëtarëve të asaj nëndege, kryetari i LDK-së në Vushtrri, Xhafer Tahiri kishte ndërhyrë në procesin zgjedhor.

Po ashtu përleshje fizike ka pasur edhe gjatë Kuvendit Zgjedhor në Degën e LDK-së në Mitrovicë, ku prezent ishte edhe Shefi i Grupit Parlamentar, Avdullah Hoti./Lajmi.net/

Lexo edhe: Përsëri rrahje në LDK, kësaj radhe në Ferizaj