Vazhdojnë të shkelen të drejtat e njeriut nga policia
Policia e Kosovës vazhdon ta respektojë udhëzimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme, që pas shqiptimit të gjobave kundërvajtëse në trafik të konfiskojë edhe patentë shoferët.
Lajme
Ndonëse ky veprim është cilësuar si shkelje e të drejtave dhe lirive të njeriut, MPB nuk heq dorë nga vendimi që e ka marrë.
Gazeta Tribuna ka kontaktuar me ministrin e Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, për të marrë sqarimin rreth këtij udhëzimi, por i njëjti ka kërkuar që për këtë temë të kontaktohet zyra për media.
Ndërsa kjo e fundit nuk ka koment për këtë temë. “Ju lutemi drejtohuni Policisë së Kosovës me këto pyetje”, ka qenë përgjigja e zyrtares për informim në MPB, Rroksana Qarri…Tribuna/.