Vazhdojnë sulmet: Izraeli godet afër pallatit presidencial në Siri
Tensionet në Siri janë thelluar më tej pas një sulmi ajror të Izraelit pranë pallatit presidencial në Damask.Lajmin e konfirmoi vetë kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, të premten në mëngjes i cili tha se veprimi ishte një mesazh i qartë ndaj regjimit sirian, në mbrojtje të komunitetit Druze. “Izraeli sulmoi mbrëmë pranë pallatit presidencial në Damask,”…

Bota
Tensionet në Siri janë thelluar më tej pas një sulmi ajror të Izraelit pranë pallatit presidencial në Damask.Lajmin e konfirmoi vetë kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, të premten në mëngjes i cili tha se veprimi ishte një mesazh i qartë ndaj regjimit sirian, në mbrojtje të komunitetit Druze.
“Izraeli sulmoi mbrëmë pranë pallatit presidencial në Damask,” tha Netanyahu në një deklaratë të përbashkët me Ministrin e Mbrojtjes, Israel Katz.
“Ky është një mesazh i qartë për regjimin sirian, ne nuk do të lejojmë vendosjen e forcave në jug të Damaskut ose ndonjë kërcënim për komunitetin Druze.”
Ky është sulmi i dytë i Izraelit në dy ditët e fundit në territorin sirian, në kohën kur përplasjet sektare midis grupeve të armatosura druze dhe sunite janë përshkallëzuar.
Ushtria izraelite bëri të ditur se operacioni u zhvillua “pranë zonës së pallatit të Ahmed Hussein al-Shara në Damask”, por pa specifikuar objektivin e saktë.
Goditja ndodhi rreth 500 metra larg pallatit presidencial, dhe se Presidenti i përkohshëm Sharaa, së bashku me zyrtarë të tjerë, kishin lënë ndërtesën një orë para sulmit.
Qeveria siriane nuk ka dhënë ende ndonjë reagim zyrtar.