Vazhdojnë punimet në rrugën Kaçanik–Kërbliq–Viti, synohet infrastrukturë më moderne dhe më e sigurt

Punimet në rrugën Kaçanik–Kërbliq–Viti po zhvillohen me ritëm të mirë, në kuadër të projektit për modernizimin e infrastrukturës rrugore. Sipas Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit, në këtë segment po ndërtohet një infrastrukturë më moderne, më e sigurt dhe më funksionale, me qëllim përmirësimin e kushteve të qarkullimit për të gjithë qytetarët, raporton lajmi.net Ky investim…

Lajme

29/07/2026 09:55

Punimet në rrugën Kaçanik–Kërbliq–Viti po zhvillohen me ritëm të mirë, në kuadër të projektit për modernizimin e infrastrukturës rrugore.

Sipas Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit, në këtë segment po ndërtohet një infrastrukturë më moderne, më e sigurt dhe më funksionale, me qëllim përmirësimin e kushteve të qarkullimit për të gjithë qytetarët, raporton lajmi.net

Ky investim është pjesë e angazhimit të ministrisë për përmirësimin e rrjetit rrugor në nivel vendi, duke realizuar projekte që lehtësojnë lëvizjen e automjeteve dhe forcojnë lidhjen ndërmjet qyteteve dhe fshatrave.

Autoritetet kanë theksuar se investimet në infrastrukturën rrugore do të vazhdojnë edhe në projekte të tjera, me synimin për rritjen e sigurisë në trafik dhe zhvillimin e transportit në Kosovë./Lajmi.net/