Vazhdojnë problemet për Francën – ndahen baras me Austrinë, Kroacia fiton ndaj Danimarkës
Kanë përfunduar ndeshjet në grupin e parë të ligës A.
Sport
Franca – Austria janë ndarë baras 1:1, ndërsa Kroacia ka fituar 1:0 ndaj Danimarkës.
Pjesa e parë i takoi austriakëve, si me raste ashtu edhe me gola.
Në minutën e 37` ata gjetën golin me anë të Weiman.
Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat, transmeton lajmi.net
Në 45 minutat e tjerë ishin francezët që po kërkonin golin e barazimit, por atë e gjetën në minutat e fundit.
Ishte Kylian Mbappe që shënoi për Francën, duke barazuar rezultatin në 1:1.
Me këtë rezultat francezët bien në vendin e fundit me dy pikë, kurse Austria në pozitën e dytë me katër sosh.
Kroacia ka shënuar fitore 1:0 ndaj Danimarkës.
45 minutat e parë përfunduan pa gola, përkundër rasteve nga të dy ekipet.
Në pjesë e dytë më konkret me raste ishin kroatët.
Golin e gjetën me Pasalic në minutën e 69` të ndeshjes,
Kështu Kroacia arrin fitore të rëndësishme ndaj danezëve dhe ngjiten në vendin e tretë me katër pikë, ndërsa Danimarka në pozitën e parë me gjashtë gjithsej./Lajmi.net/