Vazhdojnë problemet me racizmin në Angli, Zouma viktima e radhës
Problemet me racizmin në futbollin anglez nuk kanë të ndalur edhe në edicionin e ri.
Sport
Pas shumë zërave të ngritur gjatë sezonit të kaluar, duket se nuk ka shenja përmirësimi, pasi edicioni i ri ka filluar me problemet e njëjta.
Për fat të keq, janë përsëri tifozët e Chelsea ata që kanë nisur fyerjet raciste, përcjell lajmi.net.
Gjithçka ndodhi gjatë ndeshjes Chelsea – Sheffield United, ku skuadrat luajtën baras 2:2.
Ishte qendër mbrojtësi i Chelsea, Kurt Zouma ai që kësaj radhe ishte viktimë e fyerjeve raciste, pas autogolit që shënoi në minutën e fundit, për t’i humbur dy pikë skuadrës së tij.
Fyerjet kishin ardhur në rrjetet sociale, me anë të postimeve, që duket se kanë qenë nga vet tifozët e Chelsea.