Vazhdojnë përdhunimet në Indi, në mesin e tyre një dy vjeçare

Një vajzë dy vjeçe dhe një pesë vjeçare janë përdhunuar në sulme të ndara në New Delhi të Indisë.

Bota

18/10/2015 11:27

Sipas policisë, vajza dy vjeçare të premten në momentin kur është rrëmbyer për t’u përdhunuar  ishte duke luajtur jashtë shtëpisë së saj, transmeton Klan Kosova.

Familjarët e vogëlushes pas tre ore e kanë gjetur  në një park pavetëdije dhe e të tërën të mbuluar me gjak, transmeton KlanKosova.

Policia ka ndaluar disa të dyshuar, mirëpo asnjëri nuk është arrestuar për këtë incident.

Në ndërkohë, tre persona janë arrestuar për një përdhunim të një pesë vjeçareje pikërisht të premten në Delhi.

Këto dy përdhunime ndodhën një javë pasi një vajzë katër vjeçare është gjetur e vdekur nga përdhunimet dhe e therur me thikë.

Kjo seri e sulmeve të fundit, ka rizgjuar përsëri zemërimin e publikut mbi paaftësinë e qeverisë indiane për të ndaluar dhunën kronike ndaj grave dhe vajzave.

Sipas Departamentit për Krime vetëm në vitin 2014 në New Delhi janë përdhunuar më shumë se 2 mijë vajza dhe gra.