Vazhdojnë lajmet e këqija për Conte, lëndohet edhe Barella

Lajme edhe më të këqija për Antonio Conte pasi mesfushori i Interit Nicolo Barella është jashtë fushave me një dëmtim të muskujve në kofshën e tij të djathtë.

Sport

06/07/2020 18:30

Mesfushori nuk morri pjesë në humbjen 2-1 kundër Bolognas mbrëmë dhe iu nënshtrua testeve të mëtejshme këtë mëngjes, përcjell lajmi.net.

Klubi ka njoftuar se 22-vjeçari vuan një tërheqje muskulore nga aduktorët e kofshës së tij të djathtë dhe nuk ka ndonjë datë të caktuar për kthimin e tij.

Por, italiani nuk pritet të luajë në ndeshjet e radhës të Nerazzurrit kundër Hellas Verona dhe Torino. /Lajmi.net/