Vazhdojnë kërkimet në lumin Osum në Berat, ende një i zhdukur (Foto/Video)

Vazhdojnë kërkimet për njërin nga adoleshentët në lumin Osum në Berat. Ai është R.B, 17 vjeç, banues në Berat.

Lajme

20/07/2015 23:27

Derisa vazhdojnë kërkimet për të, shoku i tij me të cilin ishin bashkë janë mbytur në lumin Osum në Berat mbrëmjen e kësaj të hëne.

Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur tek “Pllakat” e lumit në lagjen Uznovë, ku dy djemtë nga 17 vjeç kanë hyrë në lum për t’u larë dhe nuk kanë dalë më prej andej.

dy te rinj qe u mbyten ne Osum ne Berat

(Dy adoleshentët e mbytur Ridvan Broka dhe Luan Demiraj)

Dy bashkëmoshatarët kishin shkuar me një motor me targa të huaja për t’u freskuar në ujërat e lumit Osum. Policia ka gjetur rrobat e tyre në breg si dhe motorin. Ata mësohet se ishin shokë prej vitesh./shqiptarja

YouTube player