Vazhdojnë kërkimet në lumin Klina për 3-vjeçarin e zhdukur

Kërkimet për të gjetur 3-vjeçarin në Komunën e Skënderajt, i cili dyshohet të jetë fundosur në ujërat e lumit “Klina” janë duke vazhduar ende.

Lajme

08/03/2016 22:35

Kështu konfirmoi për lajmi.net një pjesëtar i Klubit të Zhytjes “Trepça”, Klub i cili është angazhuar për të gjetur fëmijën që sot u zhduk derisa shëtiste me babain e tij pranë lumit.

Një nga anëtarët e këtij Klubi, përmes telefonit tha se nuk ka asnjë shenjë të fëmijës ende, derisa zhytësit po kërkojnë në lum.

Lajmin për zhdukjen e fëmijës e konfirmoi zëdhënësi rajonal për Komunën e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Zahiti, më herët për KosovaPress tha se Policia e Kosovës ka ndërmarrë të gjitha masat dhe është vënë në kërkim të tij.