Vavalis deklarohet para debutimit me Dritën: Hyjmë për fitore kundër Ferizajt, i kemi studiuar në çdo detaj

Trajneri i ri i Dritës, greku Akis Vavalis është duke folur në një konferencë për media në prag të debutimit të tij në ndeshjen ndaj Ferizajt. Vavalis është shprehur i kënaqur me futbollistët e Dritës, ndërsa theksoi se ndaj Ferizajt do të hyjnë në fushë t’i arkëtojnë pikët e plota. “Jam i kënaqur me futbollistët…

Sport

28/04/2023 14:11

Trajneri i ri i Dritës, greku Akis Vavalis është duke folur në një konferencë për media në prag të debutimit të tij në ndeshjen ndaj Ferizajt.

Vavalis është shprehur i kënaqur me futbollistët e Dritës, ndërsa theksoi se ndaj Ferizajt do të hyjnë në fushë t’i arkëtojnë pikët e plota.

“Jam i kënaqur me futbollistët për atë që kanë treguar në stërvitje. Janë vetëm tre ditë dhe nuk mundemi me bë ndryshime të mëdha. Kemi studiuar në çdo detaj kundërshtarin. Jemi përgatitur për ndeshjen e rëndësishme dhe së bashku me gjithë përkrahjen e tifozëve shkojmë për tre pikë ndaj Ferizajt”, tha Vavalis në konferencë për media, shkruan lajmi.net.

Drita dhe Ferizaj do të përballen të shtunën me fillim nga ora 15:00 në stadiumin me bari sintetik në Gjilan.

Sfida mes Dritës dhe Ferizajt është në kuadër të javës së 31-të në Superligën e Kosovës./Lajmi.net/