Vatikani: Papa Françesku ka përmirësim të gjendjes shëndetësore
Papa Françesku, i cili po lufton me pneumoni dhe bronkit për më shumë se tre javë, ka një reagim të mirë ndaj trajtimit të tij, ka deklaruar Vatikani. “Gjendja klinike e Atit të Shenjtë ditët e fundit ka mbetur stabile dhe për rrjedhojë tregon një përgjigje të mirë ndaj trajtimit”, tha Vatikani. “Prandaj ka një…

Bota
Papa Françesku, i cili po lufton me pneumoni dhe bronkit për më shumë se tre javë, ka një reagim të mirë ndaj trajtimit të tij, ka deklaruar Vatikani.
“Gjendja klinike e Atit të Shenjtë ditët e fundit ka mbetur stabile dhe për rrjedhojë tregon një përgjigje të mirë ndaj trajtimit”, tha Vatikani.
“Prandaj ka një përmirësim gradual, të lehtë”, shton Vatikani.
88-vjeçari u lut mëngjesin e së shtunës në spitalin Gemelli të Romës, ku po trajtohet.
Papa argjentinas nuk është parë në publik që nga hyrja në spital, shtrirja e tij më e gjatë larg syrit të publikut që nga momenti kur e mori detyrën për 12-vjet.
Ai u shtrua në spital më 14 shkurt pasi përjetoi vështirësi në frymëmarrje – dhe së pari u trajtua për bronkit përpara se të diagnostikohej me pneumoni në të dy mushkëritë.
Mjekët e Papës besojnë se ai ka të ngjarë të përballet me një rrugë të gjatë drejt rikuperimit, për shkak të moshës dhe historisë së tij mjekësore, shkruan BBC.