Vashat e Kosovës tirumfojnë me rezultat të thellë ndaj Honkongut

Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e femrave  ka shënuar fitoren e dytë në turneun “Turkish National Womens Cup Alanya 2023”. Pas Estonisë, Dardanet kanë triumfuar kundër Kombëtares së Honkongut, madje duke e demoluar me rezultat 7:0. Fillimi i pjesës së parë ishte i baraspeshuar, por në vazhdim vashat tona kontrolluan më shumë lojën, bashkëvepruan mirë…

Sport

18/02/2023 13:14

Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e femrave  ka shënuar fitoren e dytë në turneun “Turkish National Womens Cup Alanya 2023”. Pas Estonisë, Dardanet kanë triumfuar kundër Kombëtares së Honkongut, madje duke e demoluar me rezultat 7:0.

Fillimi i pjesës së parë ishte i baraspeshuar, por në vazhdim vashat tona kontrolluan më shumë lojën, bashkëvepruan mirë dhe në minutën e 30-të Albulena Guri shënoi për 1:0 ,duke kaluar Kosovën në epërsi dhe me të cilin rezultat edhe u mbyll pjesa e parë.

Pjesa e dytë nisi me një mbizotërim të plotë të Dardaneve, të cilat shënuan rrëbesh golash. Fillimisht shënoi Kaltrina Biçkaj në minutën 65-të e cila shënoi edhe në minutën e 79-të. Në vazhdim për 4:0 shënoi Valentina Metaj në minutën 85-të. Serinë e golave e vazhdoi Jehona Shala e cila shënoi në minutën 89-të dhe 91-të dhe në fund për ta përmbyllur rezultatin prej 7 golave u kujdes Donjeta Halilaj që sot barte edhe shiritin e kapitenit.

Përzgjedhësja Andersen në këtë takim provoi përbërjen e dytë, duke e pushuar përbërjen e parë për ndeshjen e fundit kundër Bullgarisë që llogaritet kombëtare më cilësore. Ndeshja kundër Bullgarisë zhvillohet më 21 shkurt në ora 11,00 sipas kohës lokale të Kosovës.