Varroset Haxhi Thaçi, babai i ish-presidentit Hashim Thaçi
Në varrezat e fshatit Burojë të Skenderajt sot iu dha lamtumira e fundit Haxhi Thaçit, babait të ish-presidentit Hashim Thaçi. Nëna Hyrë, vëllezërit, gruaja e djali i Hashim Thaçit priten sot që nga mëngjesi qytetarë të shumtë që shkuan për homazhe me rastin e ndarjes nga jeta të kryefamiljarit, Haxhi Thaçi. Mijëra qytetarë nga Kosova,…

Lajme
Në varrezat e fshatit Burojë të Skenderajt sot iu dha lamtumira e fundit Haxhi Thaçit, babait të ish-presidentit Hashim Thaçi.
Nëna Hyrë, vëllezërit, gruaja e djali i Hashim Thaçit priten sot që nga mëngjesi qytetarë të shumtë që shkuan për homazhe me rastin e ndarjes nga jeta të kryefamiljarit, Haxhi Thaçi.
Mijëra qytetarë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi e Lugina u drejtuan sot për në Burojë për të nderuar veprën dhe figurën e tij.
Tashmë edhe ushtarët e FFK-së me flamurin e Kosovës dhe Shqipërisë kanë realizuar ceremoninë e fundit, atë të varrimit të Haxhi Thaçit.
Pas varrimit flamujt të cilët ishin vendosur mbi arkivol i janë dorëzuar familjarëve. Flamuri i Kosovës iu dha Endrit Thaçit, kurse ai kombëtar iu dhurua vëllait të ish-presidentit, Gani Thaçi.
Kësisoj zyrtarët e lartë shtetërorë të vendit, por edhe vartësit e tyre zgjodhën që të injorojnë në tërësi këtë organizim në nderim të figurës së Haxhi Thaçit.
Kurse një delegacion shqiptar, i prirë nga Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, kanë bërë homazhe pran arkivolit të Haxhi Thaçit. Ata kanë ngushëlluar edhe familjen e ngushtë të ish-presidentit.
Madje e pranishme bashkë me Spiropalin, ishte edhe gruaja e kryeministrit shqiptar, Edi Rama, Linda Rama.
Kujtojmë se ish-presidentit Hashim Thaçi nuk i’u lejua pjesëmarrja në varrimin e babit, përkundër që avokati i tij kishte dërguar kërkesë në Speciale dje.
Ai vizitoi babain e tij në QKUK më 13 mars, ku qëndroi rreth katër orë. Tri ditë më vonë, të dielën Haxhi Thaçi veçse ndërroi jetë./Lajmi.net/