Varroset Bajram Qerkini, zëri i familjarëve të personave të pagjetur

Kryetari i Shoqatës “Zëri i Prindërve”, Bajram Qerkini, i cili vdiq një ditë më parë, është varrosur të martën në Mitrovicë. Për t’i dhënë lamtumirën e fundit, përveç familjarëve, morën pjesë edhe përfaqësues të autoriteteve të ndryshme qendrore e komunale, si dhe shumë qytetarë. Kushtrim Gara, nga Komisioni qeveritar për personat e pagjetur, tha se…

Lajme

25/02/2025 13:40

Kryetari i Shoqatës “Zëri i Prindërve”, Bajram Qerkini, i cili vdiq një ditë më parë, është varrosur të martën në Mitrovicë.

Për t’i dhënë lamtumirën e fundit, përveç familjarëve, morën pjesë edhe përfaqësues të autoriteteve të ndryshme qendrore e komunale, si dhe shumë qytetarë.

Kushtrim Gara, nga Komisioni qeveritar për personat e pagjetur, tha se “Baca Bajram nuk u dorëzua asnjëherë”.

“Ishte një zë i palodhshëm në kërkimin e së vërtetës dhe drejtësisë”, tha mes tjerash Gara.

I njohur si “Baca Bajram”, Qerkini ishte i angazhuar për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur gjatë dhe pas luftës në Kosovë, në mesin e të cilëve është edhe djali i tij Reshati, për fatin e të cilit ende nuk dihe