Varroset 62 vjeçari që u vra mbrëmë në Prishtinë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në Prishtinë, ku në rrugën “Rrustem Hyseni” janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri dhe për pasojë një person ka mbetur i vrarë e një tjetër është plagosur. Në media u raportua se personi që ka mbetur i vdekur është 62-vjeçari, Naser Gashi, i cili përpos që dyshohet…

Lajme
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në Prishtinë, ku në rrugën “Rrustem Hyseni” janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri dhe për pasojë një person ka mbetur i vrarë e një tjetër është plagosur.
Në media u raportua se personi që ka mbetur i vdekur është 62-vjeçari, Naser Gashi, i cili përpos që dyshohet se u qëllua me armë, u raportua se u godit edhe me thikë në gjoks.
Një numër i madh i qytetarëve janë mbledhur në varrezat e Dragodanit, për t’i dhënë lamtumirën e fundit 62-vjeçarit, Naser Gashi.
Kujtojmë se personi që ka mbetur i plagosur nga ky rast është 41-vjeçari, Miftar Miftari.
Ndërsa, deri më tani nuk ka asnjë person të arrestuar në lidhje me këtë rast.