Varoufakis: Ky plan i shpëtimit nuk do të funksionojë
Ish-ministri i financave greke Yanis Varoufakis, ka deklaruar se marrëveshja e fundit greke ‘nuk do të funksionojë’.

Bota
Ai ka deklaruar se edhe negociatorët janë ndjerë në të njëjtën mënyrë, madje ka shkruar se edhe ministri i tanishëm i financave greke ndjehen njësoj, raporton BBC, transmeton Gazeta Blic.
“Fondi Monetar Ndërkombëtar, në mënyrë kolektive po hedh vetën në një program dëshpërues, që është themeluar në borxhe të paqëndrueshme…dhe ende ky mbetet një program për të cilin të gjithë duhet të punojnë drejt zbatimit”, tha ai.
Yanis Varoufakis u tërhoq nga këto bisedime në muajin e kaluar, duke u zëvendësuar nga ministri i tanishëm i financave, Euklidi Tsakolotos.
“Pyesni këto, madje edhe ata që nuk kanë lidhje me financat në Greqi, dhe që të gjithë do ju thonë që kjo marrëveshje nuk do të funksionojë”, shtoi ai.