Vardy larg rekordit të Messit
Jamie Vardy është larg rekordit të Leo Messit.
Sport
Sulmuesi i Leicester Cityt, Jamie Vardy ka hyrë në histori të futbollit anglez, si futbollisti i vetëm që ka shënuar në 11 ndeshje radhazi.
Ai tashmë është i vetëm në renditje në Premierligë, pasi ka kaluar Nistelrooyn që kishte shënuar në 10 ndeshje radhazi.
Por, ky rekord nuk është asgjë nëse krahasohet me yllin e Barcelonës, Leo Messi.
Argjentinasi mban rekordin botëror për më së shumti gola radhazi, pasi në edicionin 2012-13 kishte shënuar në 21 ndeshja të njëpasnjëshme.
As Ronaldo nuk është afër tij, pasi në edicionin 2013-14 kishte shënuar në 8 ndeshje radhazi, por vetëm në Ligën e Kampionëve